Në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci, kush është Adriano Mhillaj, i skeduar nga Policia

Adriano Mhillaj, 22 vjeç, është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të çiftit Mujeci në Balldren. Ai rezulton të jetë i njohur për autoritetet, pasi prej 16 janarit 2026 kërkohej edhe nga Policia e Shkodrës për veprat penale “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Ngjarja e mëparshme ku ai u përfshi ndodhi në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër. Sipas hetimeve, pas një konflikti, Mhillaj dyshohet se ka kanosur me armë Eduard Kësalla.

Pas përplasjes, Eduard Kësalla dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas u shpall në kërkim për “vrasje në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua rreth tri javë më parë në zonën e Freskut në Tiranë, ndërkohë, Mhillaj vijon të jetë në arrati, pasi nuk është lokalizuar ende nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet kanë ngritur dyshime se automjeti tip “Audi A4”, i përdorur në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren, është i njëjti që u përdor edhe në ngjarjen e 16 janarit 2026 gjatë përplasjes me armë mes Mhillajt dhe Kësallës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy personat, si Mhillaj ashtu edhe Kësalla, janë banorë të fshatit Grudë e Re, në Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?