FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në klasë me batanije

Rikthimi në shkollë nuk ka qenë aq i ngrohtë. Në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” të Elbasanit nxënësit mësojnë me kapuç, doreza e madje edhe me batanije. Për t’u bërë ballë temperaturave të ulëta, nxënësit kanë gjetur zgjidhje alternative, në mungesë të sistemit të ngrohjes. Edhe pse është lejuar përdorimi i ngrohëseve elektrike, shpesh sistemi rëndohet dhe nuk e përballon.

Bashkia e Elbasanit pranon se një situatë e tillë ekziston nëpër disa shkolla në qytet, ndërsa shkollat e fshatit, kopshtet e çerdhet gjithashtu janë të pajisura me sisteme ngrohje.

Gjimnazi “Kostandin Krishtoforidhi” sipas Bashkisë së Elbasanit është në projekt për t’u investuar këtë vit kalendarik, ndërsa për rastet e tjera ku ngrohja mungon do të përdoren ngrohëset elektrike derisa të gjitha shkollat e Elbasanit të pajisen me sisteme ngrohjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?