Në krahasim me ‘90 vendi është shumë më mirë në këta sektorë, të dhënat e Barometrit

Një tjetër pyetje që Barometri ju ka bërë qytetarëve është të tregojnë se në cilat fusha ka përparuar më shumë Shqipëria në këto 30 vite.

Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë nga Data Centrum dhe Barometri, rezulton se influenca më pozitive e ndryshimeve reflektohet në liritë individuale, 87,3 % e të pyeturve e konfirmojnë këtë.

Praktikat dhe liria e besimit, vlerësohet si një nga ndryshimet më pozitive nga 84,1 % e të anketuarve.

82, 1 % e qytetarëve mendojnë se të drejtat e njeriut janë zhvilluar pozitivisht, ndërkohë 81.1 % e tyre të njëjtën gjë mendojnë për standardin e jetesës.

Më pak ndryshime pozitive të pyeturit shohin tek rendi dhe siguria në vend, 48,8 % janë ata që e vlerësojnë këtë sektor si të përmirësuar krahasuar me vitet 1990.

Shëndetësia, arsimi, zëri i qytetarëve në qeverisje, janë vlerësuar gjithashtu pak nga qytetarët si ndryshime pozitive të ndodhura pas viteve 90’.

SHKARKO APP