FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Java e 23-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Kastrioti dhe Iliria

Java e 23-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u luajt të shtunën dhe të dielën. Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Kukësit dhe ruan vendin e parë në renditje me 54 pikë, duke konfirmuar momentin pozitiv.

Ndjekësi më i afërt, Laçi, nuk ndalet, pasi mposhti 2-1 AF Luftëtarin dhe regjistroi fitoren e nëntë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve.

Fitore të rëndësishme mori edhe Pogradeci, që triumfoi 3-1 ndaj Lushnjes dhe mban vendin e tretë me 46 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidat e së dielës, Kastrioti fitoi minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa Burreli barazoi 0-0 me Korabin. Ndërkohë, Iliria siguroi tre pikët falë fitores 1-0 ndaj Besës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Java konfirmoi rivalitetin e fortë në krye të tabelës, ku diferencat mes tre skuadrave të para mbeten të vogla dhe çdo ndeshje pritet të jetë vendimtare në javët në vijim.

Java 23

Pogradeci vs Lushnja 3-1

KF Laçi vs AF Luftëtari 2-1

Skënderbeu vs Kukësi 2-1

Kastrioti vs Apolonia 1-0

Burreli vs Korabi 0-0

Iliria vs Besa 1-0

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?