
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën, duke ngritur pikëpyetje mbi identitetin dhe profilin e personave që marrin pjesë në të. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Balla shkruan: “A mund të jetë student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz me xhama të zinj?”. Deklarata e tij vjen në një klimë tensionesh politike, ku protesta dhe identiteti i pjesëmarrësve të saj janë kthyer në objekt përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës.