Në Kuvend diskutohet sot marrëveshja me SHBA-në kundër terrorizmit

Ndonëse reforma në Drejtësi ka vëmendjen e politikës, një çështje e cila prek vendin tonë është dhe terrorizmi. Ndaj për të siguruar rendin, mes shtetit shqiptar dhe SHBA-së, është në proces një marrëveshje, e cila ofron trajnimin kundër terrorizmit.

Në seancën e sotme plenare, në rend dite janë në diskutimin dy projektligjet, së pari:“Për kontrollin kufitar” dhe marrëveshjen me Qeverinë e SHBA-së “Për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit”.

Krahas tyre, seanca pritet të përfshihet nga debatet për çështjet e nxehta të aktualitetit, mes tyre reforma në drejtësi, që është kryefjala e këtij sesioni parlamentar por dhe zhvillime të tjera si, grabitja e rëndë në aeroportin e Rinasit, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?