Në laboratorin e “Xibrakës” prodhohej kokainë

Ekspertiza gjermane ka konfirmuar se në lëndën e sekuestruar në laboratorin e Xibrakës ka sasi kokaine. Tashmë përgjigjet e ekspertizës kanë mbërritur në Shqipëri. Ekspertiza e autoriteteve gjermane konfirmon se në laboratorin e Xibrakës kryhej procesi i përpunimit dhe përftimit të kokainës së pastër.

Dy ditë më parë, në Shqipëri ka mbërritur përgjigjja e analizave të kryera nga pala gjermane, e cila ka ekzaminuar pjesë nga materiali përzjerës i sekuestruar në Xibrakë. Sipas analizave, autoritetet gjermane kanë bërë të mundur të identifikojnë se në perzjerësin e sekuestruar ka gjurmë kokaine, kjo e konfirmuar më parë dhe nga analizat e laboratorit të Ministrisë së Brendshme.

SHKARKO APP