Në Lezhë lind Albi, fëmija i parë afgan. Rama: Dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës

Lezha nga sot ka një qytetar afgan. Njëra nga gratë afgane që ka ardhur në vendin tonë, ka sjellë në jetë foshnjen e saj, dhe emrin ja kanë vendosur Albi.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në facebook se ardhja e tij është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës në kohë të vështira.

”Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”.

SHKARKO APP