Në lokal me trafikantin ishte edhe Tom Doshi, para se ta ndalonte policia

Bardhok Pllanaj, personi në kërkim si organizator i trafikut të drogës nga laguna e “Vilunit” në Lezhë, raportohet nga të gjitha mediat se i ka shpëtuar arrestimit të policisë, duke u fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.

Ky i fundit e mohon një gjë të tillë.

Por “Shqiptarja.com” sjell një detaj interesant, ku pohon se Pllanaj ka qenë në një lokal në Tiranë me Tom Doshin, para se policia të përpiqej ta arrestonte atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një fakt i tillë ka dalë nga një raport-­vëzhgimi i fshehtë i kryer nga agjentët e sektorit të narkotrafikut në Policinë e Shtetit, i cili, ka nxjerë zbuluar jo vetëm deputetin e PKD Mark Frroku por edhe deputetin e PS Tom Doshi, i cili ka qënë në lokalin “Antik” në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Doshi nuk del direkt me emër, në këtë raport­vëzhgimi, si miku i tij Mark Frroku, por agjentët kanë konsatuar se në të ndodhej dhe “Audi A8” me targa AA 827 GX që i përket Mark Frrokut dhe automjeti tjetër me targë AA 833 JV, që i përket deputetit Tom Doshi.

Të dy këto automjete dhe një automjet tjetër tip “Range Rover” AA 688 JU, kanë qënë të parkuar tek lokali “Antik” që administrohet nga Tom Doshi, ndërkohë që pikërisht në këtë lokal policia kishte dyshime se mbahej i strehuar shtetasi Bardhok Pllanaj. Për këtë arsye, dyshohet se Pllanaj ka pasur lidhje edhe me Doshin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?