Në lokalet e natës me striptiste edhe deputetë e zyrtarë të lartë

 

Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle në lokalet e natës në Tiranë këtë fundjavë, ku disa prej tyre funksiononin edhe si baza prostitucioni. Policia shoqëroi 22 vajza shqiptare, serbe dhe rumune, të cilat punonin striptiste në këto lokale nate dhe ushtronin aktivitet prostitucioni. Aksioni i policisë nisi pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe u arrestuan pronarët e lokaleve ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.

Burimet policore tregojnë se në disa lokale të tilla nate janë gjetur edhe deputetë dhe zyrtarë të lartë. Por me shumë janë të pushtetit të sotëm. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në lokale të tjera gjatë ditëve në vijim.

SHKARKO APP