Në Mallakastër furnizimi me ujë të pijshëm si në mesjetë

Banorët e Fratarit të Mallakastrës furnizohen me ujë të pijshëm me anë të puseve. Në këtë zonë nuk ka rrjet të ujësjellësit
Në mes të burimeve të famshme të Poçemit por pa ujë në banesa. Fshatrat e  njësisë administrative Fratar nuk e kanë shërbimin jetik, atë të furnizimit me ujë megjithëse ndodhen pranë burimeve natyrore ku merr ujë Mallakastra dhe Fieri.

Fatlumët që jetojnë pranë rrjedhës së burimeve e marrin ujin drejt e në shtëpi, por pjesa tjetër e banorëve përdorin puset me cikrik. Nga kjo nuk përjashtohet as qëndra shëndetësore
Rrjeti i ujësjellësit ekziston në letra dhe financime. Këto të fundit kapin vlera të mëdha financiare, por asnjëhere nuk e çuan ujin në shtëpitë e banorëve.
Njësia administrative e fratarit është një nga zonat me të thella malore të mallakastrës. Ndryshe nga zonat përreth që shfrytëzojnë ujin e pocemit për ujësjellësat, në fratar kjo dhuratë e natyrës nuk është shfryëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?