Në mengjez herët: Tre të vrarë në Tiranë

 

Tre persona janë vrarë rreth orës 05.50 tek ish shkolla e Partisë, nē Laprakë. Policia bëri të ditur se shtetasi Emiljano Rustemi 33 vjeç ka vrarë me automatik bashkëshorten e tij Izaura Rustemi, 29 vjeç dhe nënën e saj Engjellushe Shaqiri 58 vjeç. Më pas ai ka vrarë edhe veten. Mësohet se Emiljano Rustemi ka shkuar në shtëpinë e vjehrrës, ku gjendej edhe bashkëshortja dhe ka qëlluar menjëherë në drejtim të tyre. Sipas policisë, çifti ishte në prag divorci. Rustemi jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Shqipëri më 5 mars. Ai kishte qënë i dënuar më parë për vjedhje dhe kishte bërë 1 vit burg. Çifti kishte 3 fëmijë.

SHKARKO APP