Në ndihmë të foshnjës së sëmurë, shqiptarët mblidhen 8500 euro

Shqiptarët vijojnë të kontribuojnë për shpëtimin e Reantas, foshnjës 2 muajshe që lindi me një anomali dhe tani ka nevojë urgjente për transplant, i cili kushton 26 mijë euro.

Deri tani shuma ka shkuar në 8500 euro, ndërkohë që duhen ende edhe 17500 euro për plotësimin e shumës së duhur që do t’i mundësojë foshnjës së vogël transplantin dhe shpëtimin e jetës. Prindërit e Reantës, 2 muajshe kanë riapeluar për ndihmë që vajza e tyre të jetojë pasi lindi me probleme në aparatin tretës.

Sot Reanta lufton për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT-të. Gjendja e saj është tepër alarmante dhe rëndohet nga minuti në minutë. Prindërit e saj Mbaresa dhe Taulant Balliu e gdhijnë pranë vogëlushes së tyre në spital, ku foshnja merr gjak dhe oksigjen për të qëndruar në jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku dhe si mund ta ndihmoni vajzën?
Në Credins Bank, në llogarinë e babait të Reantës, Taulant Balliu
Llogaria, Euro-Al 62 21211322 0000000000 883096
Llogaria, USD-Al 08 21211322 0000000000 883098
Numri i telefonit të Taulant Balliut është 0699151933

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?