Në PD zihen për karrigen e kryetarit për të qëndruar në Opozitë!
Zgjedhjet e 25 prillit u vodhën, u blenë dhe u shitën!
U blenë dhe u manipuluan nga pushteti dhe Rilindja.
U shitën edhe nga PD!
Sepse në vend që partia kryesore e opozitës të kishte tjetër strategji parazgjedhore, ku të përbashkonte të gjithë dhe të krijonte entuziazëm për ndryshim, ajo u mbyll në kullen e saj te SHQUP. Vetëm 46 % ishte numri i votuesve në zgjedhje, kur flitej dhe mendohej se do dilnin mbi 70 %.
Sepse në vend që të bllokonte me datën 25 prill bandat dhe komisionerët e saj të blerë, PD bëri pazar në tavolinë me PS për të ulur votat e LSI, sepse mendonte se mund të kishte bashkëqeverisje me PS.
Sepse në vend që të mobilizohej pas ditës së zgjedhjeve për të nxjerrë manipuimin dhe blerjen e vorave apo të bënte presion për rinumërimin, PD-ja dhe Lulzim Basha, u morën dhe po merren me zgjedhjet e kryetarit.
Pra po zihen dhe e kanë mendjen vetëm se kush do jetë kryetar në opozitë!
Kot bëjnë sikur zihen, pasi dihet se do jetë Lulzim Basha. Por po spostojnë vëmendjen nga vjedhja e votave.
Dhe po e bëjnë përbukuri!