Donald Lu dhe Vllahutin braktisin takimin me Ramën, Bashën dhe Metën

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadorja e e BE, Romana Vllahutin kanë informuar sot se nuk do të marrin pjesë në takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta Kryeministrin Edi Rama dhe  Kreun e PD, Luzlim Basha, nëse nuk diskutohet për propozimin hibrid të Viktoria Nuland.

Në një deklaratë të shpërndarë nga  Ambasada e SHBA thuhet se “Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.  Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”.

Më herët burime nga PD-ja deklaruan se në orën 16:00 do të zhvillohej në Kryesinë e Kuvendit, takimi me ambasadorët dhe krerët e tre partive kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket situata politike po tensionet edhe me shumë nga sa u mendua dje.  Qeveria është në krizë ose me saktë e rrëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?