Në portalin e-albania do të shtohen shërbimet elektronike për biznesin

Në portalin e-albania, shërbimet elektronike adresuar për biznesin zënë një pjesë të konsiderueshme, ndërsa pritet që numri i tyre të shtohet edhe me 9 shërbime të reja elektronike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, thuhet në njoftimin e-albania.

Shumë shpejt tek e-albania do të jetë aktiv shërbimi elektronik që u vjen në ndihmë tatimpaguesve të aplikojnë për vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti. Ky shërbim do të ofrohet menjëherë elektronikisht me vulë dixhitale, duke eliminuar tërësisht nevojën për paraqitje fizike pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Tatimeve dhe duke garantuar një dokument me vlerë të plotë ligjore.

Një tjetër shërbim do t’u vijë në ndihmë të interesuarve është vërtetimi i statusit të biznesit (nëse është aktiv apo pasiv, përfshirë edhe datën), i cili po ashtu do të lehtësojë gjithë procedurën e përfitimit të këtij dokumenti, falë implementimit në të të vulës dixhitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me vërtetimet e mësipërme edhe vërtetimi i xhiros për tre vitet e fundit u nevojitet bizneseve për përmbushjen e një sërë kërkesash të tjera proceduriale dhe gjen zbatim të gjerë si dokument shoqërues për një numër të madh shërbimesh të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kthimin e këtyre shërbimeve online, subjektet e interesuara do të ndihen më të lehtësuara, pasi deri më sot, iu është dashur që me anë të përfaqësuesve të tyre të adresohen fizikisht pranë zyrave rajonale të DPT-së.

Deri tani portali e-albania ofron në sportelet on-line, 719 shërbime që i vijnë në ndihmë qytetarëve dhe biznesit 24 orë në 24, në çdo ditë të javës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?