“Në Postribë u befasova, kujtova kur shkonim dhe jepnim shfaqje në fshat, në vitet 1980”
Intervista/ Flet Margarita Xhepa “Nderi i Kombit” : Në Postribë u befasova, kujtova kur shkonim dhe jepnim shfaqje në fshat, në vitet 1980
Nga Albert Z. Zholi
-Në facebook pashë se keni qenë në nëj aktivitet në fshatin Postribë, cila ishte e veçanta e këtij aktiviteti?
Para disa ditësh isha në një aktivitet në Tiranë dhe më del përpara një burrë i hijshëm nga Postriba. Mu prezantua që ishte Kryetar i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Postriba”. Duke u prezantuar më thotë që kishte dëshirë që unë të isha e pranishme në një aktivitet që Shoqata që ai kryesonte do të zhvillonte në fshat. Kisha dëgjuar për Postribën por asnjëherë nuk kisha shkuar në këtë fshat. Madje dua të them se kisha plot 30 vjet pa shkuar nëpër fshatra. Në sistemin komunist ne ishim të detyruar që ne verë të jepnim plot 70 shfaqje nëpër fshatrat e Tiranës, thuajse në të gjitha fshatrat. Pra këto shfaqje do të ishin ekstra, plus atyre që do jepnim në skenën e Teatrit Kombëtar. Unë iu kujtoj me nostalgji ato kohëra pasi kur shkonim në ato fshatra na prisnin me shumë kënaqësi, na prisnin me madhështi. Vinin dhe na puthnin duart. Na kërkonin të shkonim në shtëpira të pinim nga një filxhan kafeje. Në fshatra siaps rastit herë shkonim me autobusat tanë, herë shkonim me makina, por kishte raste kur ishin shumë malore si në Shëngjergj që nuk shkonte makina shkopnim me këmbë. Unë personalisht në këtë fshat u ngjita me këmbë. Pra shkonim me këmbë dhe jepnim shfaqje. Kjo ishte bukuria e asaj kohe kur ne shijonim natyrën e bukur të fshatit. Duke pasur parasysh këtë fakt, kryetarit të shqoatqës ju përgjigja pozitivisht se do të shkoja në Postribë. Doja të shkoja në një fshat. Kisha mall pwr tw parw njw aktivtet nw fshatra. Ai u habit, nuk e priste këtë gjë. Ngeli për disa momente. Vërtet do vish më tha? Po I thashë se kam shkuar në shum,ë qytete por këtë herë dua të shkoj në fshat. Sa u gëzua. Dhe ja dita erdhi dhe ne disa miq me 3 makina të vogla u nisëm ëpr në Postribë. Në makina kishte këngëtarë, shkrimtarë, poetë dhe njerëz të artit. Sa zbritëm e gjithë kryesia e shoqatës na priti jashtëzakonisht mirë. Unë nuki kasha qenë asnjëherë në Postribë. Fshat i bukur me gjelbërim. U futëm në sallën e kulturës. Sa bukur! Një sallë e mbushur me fotografi nga aktivitetet e shumta që kishte zhvilluar kjo shoqatë. Foto, flamuj kombëtarë, stenda me dokumente dukej si një sallë muze. E mbajtur pastër dhe bukur kjo sallë mund të them se është e rrallë sot në Shqiëpri. Aktivitete me karakter patriotik pafund. Por diçka po shikoja se nuk po shkonte, kishte një ngërç. Nuk po shikoja asnjë femër, pra mungonin gratë apo ishin shumëshumë pak. Ngeca. Oh thashë vetëm meshkuj do vijnë këtu. Kjo më kujtoi vitin 1993 kur së bashku me Vaçe Zelën shkuam të bënim n jë aktivitet në Zvicër. Aty pamë që në sallë kishte vetëm meshkuj. Kur i pyetëm se ku I kishin gartë ata na thanë se janë në shtëpi me punët e shtëpisë. Edhe në Postribë mendova se do ishte I njëjti mentalitet si kosovarët në Zvicër. Por heshta. Ishte thejshtë një mendim imi. Ndërsa shikoja sallën befas fillojnë të vijnë gra dhe vajza të reja të veshur bukur. Vinin me grupe. Oh sa u gëzova! Pas disa minutash në sallë kishte më shumë gra se burra. Bravo Postriba thashë me vete. Ishte një moment kulminant.
-Pse e veçon këtë aktivitet kur bashkë kemi qenë në shumë vend eme pjesëmarrje më të madhe?
Sepse ishte fshat dhe kishte këtë organizim. Aq më tepër kur pashë aq shumë gra që në një sallë të tilël si shikon as në Tiranë. Pra pata një emocion ndryshe. Thashë me vete sa mirë bëra që erdha. Atë ditë festohej 106-vjetori i luftës së Postribës kundër pushtuesit. Ose më saktë si njihet në histori kryengritja e Postribës. Një qëndrim heroik që I ka dhënë krenari jo vetëm Postribës dhe Shkodrës por edhe gjithë kombit shqiptar. Pra kujtohej një moment historik për atë fshat. Aty kishte diskutime, kishte recitime, fjalë rasti që flitej vetëm për këtë kryengritje, këtë luftë heroike. Nxënësit e shkollës “Adem Haxhia” heroi i këtij fshati dhanë një koncert shumë interesant. Për këtë bëhej dhe ky organizim. Në koncert kishte këngë, valle, recitime, intepretime rreth kësaj ngjarje të madhe. Edhe unë nuk mund të mos flisja nuk mund të mos përshënetja. Në mes të këtyre burrave, në mes të aq shumë njerëzve, më bëri përshtypje një burrë kokëbardhë. Kishte thinja shumë interesante dhe një paraqitje dinjitoze. Binte në sy dhe të gjithë e respktonin. Cfarë mund të jetë ai burrë pyeta veten. Dikush më tha se është Kryetari i Pajtimit të Gjaqeve Adem Isufi. Menjëherë ky burrë më kujtoi një aktivitet para disa viteve në Tetovë. Po zhvillohej “Ditët e Naimit” në sofrën poetike të Tetovës. Një poet i Tetovës, Isuf Sherifi kishte një poezi të mrekullueshme për Anton Çetën. Dihet dhe njihet kudo në kombin tonë Anton Çeta i cili falte gjaqet në tërë Kosovën. Dhe peoti Sherifi thoshte në poezinë e tij Anton Çeta i bardhë se i tillë sihte ai glokë bardhë, ashtu e kishte dhe shpirtin dhe të bardhë në zemër e njohu e gjithë Kosova. Menjëherë meëndova që sikur ta kasha atë poezi të Isuf Sherifit dhe t’ja lezoja Adem Isufit, pajtuesit të gjaqeve në Postribë. Ti thosha je një Anton Çeta i dytë. Doja ti thoja se ju bëni një punë të madhe, një punë të bukur, që gëzoni nënat, shpëtoni jetë njerëzish, shpëtoni të rinjtë. Këto gjëra poetët tanë I kanë përshkruar në mënyrë aq të bukur, pra flajne e gjaqeve. Porn ë atë aktivitet një poet i Postribës më dhuroi një librin e vet me peozi kur flistë dhe për luftën dhe për gjaqet. Myrto Hysaj quhet poeti që më dhuroi librin :dhuroj ëndrrën time” . Poezia për Psotribën ishte më e bukura dhe ënse do ta kasha më parë këtë libër do lexoja disa poezi të tij. Ato poezi vlerësonin luftën, heroizimin, pajtimin e gjaqeve dashurinë mes njeërzve. Përhapnim mirësi që të kemi bashkim vëllazërim. Në këët takim unë mora më shumë se lashë emocioin. Kënga dhe valet ishin të shkëlqyera. Kur u ndamë u mblodhën të gjithë na përqafonin, na puthnin, na uronin. Sa mirësi kishin në zemra.
Pra në 30 vjet kjo ishte hera e parë që shkejne në nëj fasht për një aktivitet? Po në socialisëm ishin të natyrshme?
Po mbeta me mbresa se pas 30-vjetësh shkoja në një aktivityet në fshat dhe pashë njeërz të organizuar dhe të mrekullueshëm. Njerëz që të respektonin dhe ruanin tarditën. Në socializëm e kishim të deturuar të shkonim në fshat donim s’donim, ndërsa këtu ndryshonte puna. Ishte një vizitë vullnetare dhe me shumë dëshirë që su pendova që nuk shkova. Unë kam shkuar në të gjitha fshatrat e Tiranës. Në Shëngjergj kam dhenë një pjesë teatrale të Ibrahim Ruçit që tregonte ecurinë e një vajze mësuese e cila bentë çmos të përparonte. Tregonte se si vajza jonë në atë kohë po bënte çmos të emancipoheshin dhe të shkonin në fshat të jepnin mësim. Gjithë fshtrat e Tiranës ishin në projektet ona të jepnim shfaqje. Ne çonim, artin, mendimin e përparuar, të çonim emancipimin. Edhe teatri I Shkodrës shkonte në fsghatrat e Shkodrës, të gjithë teatrot shkonin në fshatra. Ishte e mundishme por shumë e bukur, na jepte emocion. Fshatarët mezi na linin të iknim dhe qanin kur iknim.
Frymëzimet e poetëve
Poezi nga Isuf Sherifi në librin “Plisi i Tetovës” për Anton Çetën
U nisët faqebardhë,
Me udhë të mbarë,
Me në ballë Antonin
Atë plis të bardhë dhe të rrallë.
Dhe derë më derë,
Konaqe ngushtuar,
Zemra të zgjeronit,
Jetra të zgjatnit,
Shpirtëra të shtronit,
Donit të shëronit plagë…
2-Poezi nga Myrto Hysaj pjesë nga libri “Dhuroj ëndrrën time”
Nëna jonë
Nëna jonë moj Postribë,
Në këto male ti ke lindë,
Në këtë tokë motër dëshiri
Lot e djersë sa malet e Kirit.