Në pranga 4 persona në doganën e Muriqanit, u kapën me 3 lloje drogash në makinë

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me efektivët e pikës doganore në Muriqan vunë në pranga 4 persona të cilët po tentonin të kalonin kufirin drejt Malit të Zi me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin Benz ku udhëtonin 4 personat u gjetën të ndara në pako lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ketaminë dhe ekstazi që dyshohet se këta shtetas do ta shisnin në Malin e Zi.

Në pranga ranë shtetasit Anton Voci, Ertjen Hysa, Nikola Paravani dhe Enver Idrizi. Lënda narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta persona qarkullonin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ata do të hetohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?