Në pranga dy persona për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e trafikim narkotikësh

Policia e Shkodrës ka realizuar me sukses operacionin “Pranverë 2015”, ku ka arrestuar dy persona nën akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Burime policore nga ky qark, bëjnë me dije se blutë e Shkodrës në bashkëpunim me blutë e Malësisë së Madhe kanë goditur një grup të strukturuar kriminale. Të arrestuarit janë  Sentiliano Gjergji, 22 vjeç dhe Paulin Veinca, 25 vjeç.

Këta shtetas u prangosën, pasi nga kontrolli i banesës së shtetasit Sentiliano Gjergji u gjetën 60 vazo të mbushura dhe të mbjella me bimë narkotike Canabis Sativa, një automatik mod. 56 me një krehër dhe 45 copë fishekë, si dhe 4.6 gr. hashash, ndërsa në banesën e shtetasit Mentadent Veinca u gjetën një automatik me 30 copë fishekë dhe një pistoletë me 7 copë fishekë.

Po ashtu, nga kryerja e veprimeve proceduriale u arrit të zbulohen dhe të dokumentohen tre ngjarje të vjetra per te cilat akuzohen keta shtetas.

SHKARKO APP