Në pranga italiani, depozitoi 640 mijë euro të pajustifikuara në një bankë në Tiranë

Placeholder Image

Shtetasi italian A.Donadon është arrestuar sot në Tiranë pasi dyshohet se merret me pastrim parash.

Sipas Prokurorisë, ai ka depozituar në një bankë të Shqipërisë shumën prej 640 mijë Euro, të pajustifikuar dhe me dokumente të falsifikuara.

Kështu, Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin italian A. Donadon, i dyshuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “falsifikimit të dokumentave”, pasi ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri shumën prej rreth 640.000 euro, me burim të pajustifikuar.

Nga veprimet paraprake proceduriale, Prokuroria e Tiranës dyshon se shtetasi italian A. Donadon po kryen veprimtarinë e pastrimit të parave, pasi vërtetësia e çeqeve nuk është konfirmuar. Në këto kushte, Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij, i cila është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Për vërtetimin e burimit të fondeve të përshkruara mësipër, A. Donadon ka depozituar në bankë një kontratë depozite bankare si dhe një statement llogarie personale pranë bankës të San Marinos të dt. 11.04.2014 e cila tregon se në këtë datë ka një gjendje prej 729.846 Euro por që nuk kuptohet se nga është burimi i këtyre fondeve.

Gjithashtu shtetasi italian A. Donadon ka deklaruar në bankë se ka marrëdhënie biznesi të firmës së tij me Shqipërinë (furnizon klinikat dentare me aparatura) ndër të tjera dhe institucionin “XXXX’, dhe se dëshironte të zhvendoste një pjese të aktivitetit të tij këtu por nuk kishte ende ndonjë investim/dokumentacion mbi projekte biznesi.

Nga të dhënat dhe QKR në emër të A. Donadon nuk rezultojnë të dhëna të tjera përveç transaksioneve të përshkruara më sipër. Nuk rezulton biznes i regjistruar.

Si konkluzion nga informacioni për referimin e veprës informohemi si vijon:

Vlera e konsiderueshme prej 640.000 Euro e çeqeve të depozituara njëherësh.

Dokumentacioni justifikues i paqarte për burimin e fondeve.

SHKARKO APP