Në pranga të arratisurit nga burgu i Greqisë, trafik armësh dhe droge

Arrestohen në flagrancë, dy të arratisurit nga burgu i Menemenit në Greqi  si edhe një bashkëpunëtor tjetër i tyre, të cilët tentuan të trafikonin lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municione luftarake, drejt shtetit grek. Sekuestrohen 3,3 kg kanabis, 3 armë zjarri automatike, 1 pistoletë, si edhe një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake.

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si edhe me autoritetet policore greke, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Fundi i Arratisë”, në finalizimin e të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve :

Lodovik Kola, 42 vjeç, banues në fshatin Bicaj-Pukë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Enkeledi Myrte, 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll,

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpëtim Hidri, 44 vjeç, banues në fshatin Mal Bardhë-Kurbin.

Si rezultat i bashkëpunimit  të kryer me autoritetet policore greke, u sigurua informacion në rrugë operative se,  dy shtetas shqiptarë konkretisht  Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, të cilët vuanin dënimin në burgun e Menemenit në Greqi, për veprat penale  të “Vrasjes” dhe “Trafikimit të Narkotikëve”.

Ata ishin arratisur prej këtij Institucioni më datë 17.05.2016 dhe kishte të dhëna, se ndodheshin në Shqipëri.

Efektivat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Korçë, duke koordinuar veprimet dhe mirëorganizuar punën në kuadër të këtij operacioni, bënë të mundur lokalizimin e shtetasve të lartpërmendur.

Arrestimi i tyre, u bë pasi  dje, në aksin rrugor Vishocicë-Braçanj, të rrethit Devoll,  shtetasit Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, u kapën në flagrancë, duke lëvizur me automjetin tip “Renault” me targa AA 122 EH, me pronar si edhe drejtues shtetasin Shpëtim Hidri.

Gjatë kontrollit të ushtruar, këtij automjeti, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 2 (dy) pako  të mbështjella me letër natriban, me një peshë prej 3,3 KG  lëndë  të dyshuar si narkotike  Cannabis Sattiva.

-3 (tre) armë zjarri automatike model 56.

-1 (një) armë zjarri tip pistoletë, së bashku me një krëhër me (gjashtë) fishekë.

-242 copë fishekë (model 56) dhe 44 copë fishekë (model 54)

-3 (tre) krëhër metalikë bosh, kalibri 7.62 mm.

-Automjeti  tip “Renault” me targa AA122EH.

-Një sasi kartëmonedhash prej 800 Euro si edhe 6 aparate celulari.

Këtë sasi të lëndës së dyshuar narkotike, armëve dhe municionit luftarak, të cilat u gjetën të fshehura në automjetin tip “Renault”, këta tre shtetas po i  transportonin drejt kufirit të gjelbër, ku dyshohet se do t`i trafikonin për në shtetin grek. Materialet i kaluan Prokurorisë së  Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim, të mbetur në tentative, parashikuar nga nenet 283/a/2 ; 278/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?