Në pritje të vizitorëve, pastrohet bregdeti nga Vlora në Radhimë
Bashkia e Vlorës në bashkëpunim me IKMT kane nisur aksionin për pastrimin e plazheve përgjatë vijës bregdetare nga Vlora në drejtim të Radhimës.
Plazhet po pastrohen nga mbetjet inerte që mbeten nga prishja e ndërtimeve pa leje në këtë zonë gjatë dimrit të kaluar.
Kryebashkiaku i Vlorës ka deklaruar se puna e nisur do t’i kthejë këto plazhe në hapësira publike në dispozicion të qytetarëve dhe vizitoreve që do të vijnë në Vlorë këtë sezon.
“Shpresojmë që në pak ditë të pastrojmë të gjithë inertet në të gjitha vendet ku ka patur inerte të godinave të paligjshme të këtyre 25 vitet të fundit, hapësirat e tjera do të jenë në shfrytëzim të banorëve dhe turistëve”, deklaroi Kryetari i Bashkisë Dritan Leli.
Nga ana tjetër edhe sektori privat është në fund të përgatitjeve për të pritur vizitorët, me shpresën që të thithin sa më shumë vizitorë vendas.
Për subjektet private aplikimi për të marrë në përdorim hapësirat e plazheve do të kryhen në portalin e-albania.