FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Në PS ka përplasje të forta”, Vangjeli: Nuk po dalin nga kriza brenda PD

Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se brenda Partisë Socialiste ka përplasje të forta të cilat nuk dalin në pah për shkak të krizës brenda PD-së.

I ftuar në “Top Story”, Vangjeli u ndal te dyshja Bardhi-Berisha, ku tha se në përfundim rrënjët e PD-së derdhen të gjitha te lumi i Edi Ramës.

”Refuzimi i një instrumenti kushtetues që ka opozita për Komisionet Parlamentare mund të çojë në një seri interpelancash. Mes atyre që janë ulur atje dhe atyre që tentojnë t’ju zënë vendin. Kjo “betejë” pastaj mund të bëhen me mjete të ndryshme. Por në përfundim, rrënjët e PD-së derdhen të gjitha te lumi i Edi Ramës, i cili në vitin 2005 do të thoshte atë shprehjen që edhe me “4 herë nuk quhesh”, ndërsa opozita do të thotë atë shprehjen se “do të fitojmë, beteja sapo ka filluar”’,-tha tha Vangjeli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?