Në rrugë bien gurë/Braimllari: Babëzia e Rilindjes po rrezikon jetën e qytetarëve (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, teksa ka postuar një video në facebook, akuzon qeverinë duke thënë se po rrezikon jetën e qytetarëve. ”Më shumë se një orë qytetarët te bllokuar në rrugë nga mungesa e mirëmbatjës së rrugës nacionale dhe gurëve që bien, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve por dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve”.

Postimi i plotë

Babezia per te grabitur e Rilindjes rrezikon jeten e qytetareve. Me shume se nje ore qytetaret te bllokuar ne rruge nga mungesa e mirembatjes se rruges nacionale dhe gureve qe bien duke veshtiresuar qarkullimin e automjeteve por dhe duke rrezikuar jeten e qytetareve. Tenderat korruptiv, te mirembatjes se rruges menaxhohen nga Taulant Balla dhe Rilindasit e tjere te cilet po vene ne rrezik jeten e qytetareve nga babezia per te grabitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?