“Ne s’bëjmë gjumë kur dridhesh, se veç ty të kemi nanë Shqipëri”- Sot, kolosët i bien në gjunjë Atdheut. Interpretimi emocionues i Reshat Arbanës

Artistët e mëdhenj në të dy anët e kufirit i janë bashkuar njëri tjetrit dhe kombit në këtë fatkeqësi të madhe kombëtare si tërmeti i fundit.

Futbollistët, emigrantët, ushtarët dhe policët që ndihen shqiptarë, sot si kurrë më parë, po bëjnë vepra solidariteti, përkushtimi, shqiptarësie unike. Të gjitha këto janë dëshmi se një komb i madh si yni s’vdes kurrë.

Bardi epik, ndoshta pasardhës i drejtpërdrejtë i Mujit dhe Halilit, një figurë legjendare gati gati si Çun Lajçi thuri vargjet e një poezie të madhe, që u bë virale shpejt e shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari Shpëtim Nazarko i telefonoi një tjetër figure të madhe si Reshat Arbana që ta recitonte me zërin e tij shungullues. U ngrit nga shtrati ky zë më i fortë se ushtimat e natyrës, dhe në studion e regjistrimit të Edmond Zhulalit, kompozitorit të njohur sipas motiveve të një kënge të njohur të poetit të madh Agim Doçi, na dha këtë mrekulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është urim për 28-Nëntorin, thirrje për ringritje, thirrje për bashkim! Çfarë emocioni!

Vargjet: Çun Lajçi;
Reciton: Reshat Arbana;
Kompozoi dhe orkestroi: Edmond Zhulali me tekst të Agim Doçit;
Ideja: Shpëtim Nazarko;
/Mentor Nazarko/ Konica.al

Ekskluzive/ Kur kolosët i bien në gjunjë Atdheut

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?