Në Shkodër 115 raste zjarresh në një muaj, zjarrfikësit kritika Zonave të Mbrojtura dhe Policisë

Zjarrëvëniet e qëllimshme janë kthyer sërish në shqetësim për zjarrfikësit tashmë që kanë nisur ditët e nxehta. 115 vatra janë regjistruar në Shkodër, në harkun e një muaji ku zjarrfikësit kanë kritika për punonjësit e zonave të Mbrojtura dhe Policinë.

115 vatra zjarresh janë regjistruar në Shkodër vetëm për periudhën fund qershori – 27 korrik, ku pjesa më e madhe dyshohen zjarrvënie të qëllimshme.

E ndërsa peshën kryesore e mban shërbimi zjarrfikës, ky i fundit hedh akuza se administrata e zonave të mbrojtura dhe ajo e pyjeve nuk bashkëpunojnë për shuarjen e vatrave aktive në këto sipërfaqe, megjithëse çdo verë ato kanë vëzhgues shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ridvan Bushati: Vinë 4-5 veta sa bëjnë fotografi dhe zhduken.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bushati nuk kursen kritikat edhe për policinë që këtë vit ndryshe nga të shkuarit, nuk po rakordon me shërbimin zjarrfikës për rastet e përsëritura të zjarreve.

Ridvan Bushati: 7 herë në të njëjtin vend, policia duhet të reagojë dhe të shqyrtojë dikë për rastet.

Për ta konkretizuar këtë problematikë, ai i referohet rasteve që janë dërguar për ndjekje penale në gjithë këto vite.

Ridvan Bushati: Prej vitesh asnjë ndjekje penale.

Ndërkohë një vatër zjarri e nisur në një kosh mbetjesh urbane u përhap në varrezat e fshatit Garunjas në Lushnje.

Pakujdesia dhe zjarrvëniet e qëllimshme kanë bërë që zjarret të përfshirjne disa hektarë me ullishte në Myzeqe.

/Ora News

Në Shkodër 115 raste zjarresh në një muaj, zjarrfikësit kritika Zonave të Mbrojtura dhe Policisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?