Në spital, mungesë për gjak

Karantinimi ka krijuar një situatë emergjence në spitalit shqiptare. Për shkak të mungesës së dhuruesve të gjakut, ka shumë pak rezerva. Dhuruesit dhe personat që jepnin gjak rregullisht e kanë patur të pamundur që të lëvizin. Fëmijët talasemikë e kanë të domosdoshme transfuzionin e gjakut po ashtu edhe personat që kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale. Në orarin e lejuar, kushdo që dëshiron të dhurojë gjak mund të paraqitet pranë bankës së gjakut në QSUT ose të telefonojë pranë tyre dhe njësitë e shërbimit të kësaj banke afrohen pranë shtëpive të tyre.

SHKARKO APP