Në të njëjtën epiqendër dhe në të njëjtën orë, Korça dridhet nga tërmeti për herë të dytë në 24 orë

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar në Korçë.

Ky është tërmeti i dytë brenda 24 orësh që godet rajonin e Korçës, pas atij të regjistruar mëngjesin e djeshëm, i cili kishte magnitudë 3.8.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm u regjistrua 7 km nga Korça dhe 5 km nga Maliqi, në thellësi 2 km. Nuk raportohen dëme në banesa apo të lënduar.

Të dy lëkundjet kanë pasur të njëjtën epiqendër, madje në të njëjtën orë, 06:30, me të njëjtën thellësi, por tërmeti i mëngjesit të sotëm ka pasur një magnitudë më të vogël.

SHKARKO APP