FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në të njëjtën qeli me djalin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur

Në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit 2026, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër është regjistruar një emergjencë shëndetësore me pasojë vdekjen e një të paraburgosuri. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet Ç. J., i lindur më 10 nëntor 1964 dhe i akomoduar në të njëjtën qeli me të birin, ka shfaqur një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore.

Menjëherë pas incidentit, personeli mjekësor i institucionit ka ndërhyrë duke i ofruar ndihmën e parë në vendngjarje. Për shkak të rëndimit të gjendjes, është vendosur transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut për trajtim të specializuar.

Gjatë rrugës dhe pas mbërritjes në repartin e urgjencës, mjekët kanë kryer të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator në përpjekje për ta mbajtur në jetë. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, ai është konstatuar i pajetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë bërë të ditur se menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar organet kompetente, të cilat kanë nisur procedurat përkatëse ligjore për dokumentimin dhe hetimin e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e të paraburgosurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, duke theksuar se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë për zbardhjen e çdo detaji të rastit dhe për sqarimin e plotë të situatës që u regjistrua në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?