”Në Tiranë do ketë ngjarje tronditëse”, eksperti: Do publikohet raporti i OSBE/ODHIR për 14 Majin

Placeholder Image

Njohësi i çështjeve të integrimit, Ilir Aliaj thotë se ka zëra që konfirmojnë zhvillime tronditëse për kabinetin e Ramës në Tiranë, ndaj kreu i ekzekutivit grushton Kosovën sa herë gjen mundësinë.

Ai konfirmoi se burime të caktuara i kanë bërë me dije se javën e ardhshme do të publikohet raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 14 Majit dhe do të jetë tepër kritik për qeverinë.

“Ai do të shmangë vëmendjen nga brenda dhe kalon te këto pelivanllëqe të diplomacisë shqiptare. Ai ka problemet e tija jo se çfarë do ndodhi pastaj me Kosovën. Unë mesa jam në dijeni shumë shpejt do kemi një raport shumë të rëndësishëm të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 14 Majit. Kam informacion se raporti do jetë shumë kritik. Raporti i 2021 ka qenë shumë kritik dhe ky do jetë edhe më shumë kritik. Përveç kësaj ka ngjarje me politikën e brendshme. PS për të mbrojtur ministren e Jashtme të Shqipërisë ka kthyer në zero gjykatën Kushtetuese. Këto probleme”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP