Në Tiranë do të prishen mbi 800 objekte pa leje nga IKMT

Vazhdon prishja e objekteve pa leje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë,  për çlirimin e hapësirave publike.

IKMT do të punojë në trekëndëshin Allias, Shkollë e Bashkuar, Oxhaku.

Në këto zona, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj.  Dje mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës “Bajram Curri”, ku kanë bërë pak ndërhyrje të cilat do të vazhdojnë edhe sot. Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje edhe në qytete të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?