Në Tiranë e plagosin dhe i marrin makinën

Një tjetër ngjarje e rëndë ka alarmuar policin mbrëmjen e së enjtes. Një grabitje me armë ka ndodhur në afërsi të hotel “Dinastia” në afërsi të Liqenit Artificial.

Persona të paidentifikuar kanë dhunuar shtetasin Th.N. dhe i kanë grabitur makinën tip Benz ML. Autorët e kanë plagosur me një plumb në këmbë atë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Policia e Tiranës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. I grabituri është në spital jashtë rrezikut për jetën. Postblloqe janë ngritur në dalje të Tiranës në akset drejt Durrësit dhe Lezhës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?