Në Tiranë “luftë” mes Klosit e Veliajt. Sondazhet japin Veliaj fitues me 57 përqind
Në Tiranë gara është e fortë mes Erjon Veliajt e Blendi Klosit. Duket se ka qenë e vështirë për Ramën të përzgjedhë mes këtyre dy emrave, por diskutimet vazhdojnë akoma. Ndërkohë që emri për bashkinë e Tiranës do të diskutohet edhe me aleatët e koalicionit, Ilir Metën e LSI për të rënë dakord edhe LSI. Sondazhet japin Erion Veliaj si fitues i pa diskutueshem i Bashkise se Tiranes. Nga shumica e sondazheve online Erion Veliaj eshte votuar me mbi 57 per qind te votave si fitues ne Tirane.
Deri tani, Rama dhe Ilir Meta nga takimet me deputetët ka vendosur për këto emra (sipas informacioneve):
Bashkitë Kandidatët Partia
Durrës Vangjush Dako PS
Korçë Sotiraq Filo PS
Kavajë Elvis Rroshi PS
Himarë Gjergji Goro PS
Lezhë Vitor Tushe LSI
Fier Armando Subashi PS
Elbasan Qazim Sejdini PS
Kukës Hasan Halili LSI
Kamëz Safet Gjici PS
Tepelenë Tërmet Peçi PS
Klos Xhevdet Reçi PS
Peshkopi Shukri Xhelili PS
Çorovodë Nesim Spahiu LSI
Mirdita Ndue Ndoci PS
Rrogozhinë Nuredin Bushi PDIU
Peqin Sajmir Hasalla PDIU
Konispol Mimoza ArapI PDIU
Patos Rajmonda Balilaj PS
Vlorë ende nuk ka përfunduar sondazhi mes Etjona Hoxhës, Dritan Lelit dhe Sadrit Danaj. Ndërkohë që vazhdon sondazhi për të nxjerrë rezultatet. Në Përmet Vladimir Kosta nuk është dakord që të rikandidojë Gilberto Jaçe, por deri tani nuk dihet. Në diskutim vazhdon ende negociata me deputetët. Po ashtu vazhdojnë edhe në Shkodër. Me gjasë, socialistët kanë vendosur për Keti Bazhdarin, por ende nuk është konfirmuar. Edhe qyteti i Lushnjes do të ndahet ditën e nesërme, por me gjasë sërish mbetet Fatos Tushe. Në Patos bashkia do të udhëhiqet në mënyrë të barabartë midis PS dhe PDIU-së. PS do të ketë kryetarin e bashkisë, ndërsa PDIU zëvendëskryetarin dhe sa i përket Këshillit Bashkiak ai do të jetë i ndarë 50 me 50 për këto dy partitë.