Në tragetin që mori flakë janë edhe 22 shqiptarë

Anija me 466 persona në flakë, SOS nga Korfuzi. 300 persona ende në bord. Flitet dhe për 2 të zhdukur

Ndodhen edhe 22 shqiptarë në traget. Deti ka dallgë. Mesohet se disa jane hedhur ne det per tu shpetuar flakeve. Nuk dihet ende asgje per fatin e tyre deri ne kete moment.

 

Një anije e “Norman Atlantik”me 466 persona në bord, mes tyre 55 pjesëtarë të ekuipazhit, nisur nga porti i Igumenicës drejt Ankonës, Itali, është përfshirë nga flakët pas një zjarri që mendohet se ka nisur në garazh. Komanda ka dhënë urdhrin e evakuimit. 150 persona mendohet se janë në varkat e shpëtimit ndërsa pasagjerët e tjerë janë strehuar në katet e larta të anijes.

Alarmi SOS u dha rreth orës 04:00 dhe deri tani vijon evakuimi. Operacioni i shpëtimit vështirësohet nga moti i keq me erëra të forta dhe shi. Forca e detit 7-8 ballë.

SHKARKO APP