Në tregun shqiptar, jo më çokollata Snickers, Milky Way dhe Mars

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar heqjen nga tregu shqiptar të çokollatave Snickers, Milky Way dhe Mars.

Dhe kjo, pasi më 23 shkurt kompania e mirënjohur e prodhimit të këtyre çokollatave, kërkoi tërheqjen e produkteve të saj nga 55 vende të ndryshme të botës, pasi në përbërjen e tyre është gjetur plastikë.

Përfaqësuesi i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, Granit Sokolaj ka pohuar se do të tërhiqen nga tregu konkretisht tre llojet e çokollatave që kanë datën e skandencës nga 9 qershori i vitit 2016 deri në 8 janar të 2017- ës.

“Edhe pse nuk ka asnjë sinjalizim zyrtar për “alertin” e konsumimit të këtyre çokollatave në Shqipëri nga dy autoritetet e sigurisë ushqimore pranë Komisionit Europian (European Food Safety Authority (EFSA) dhe Food and Feed Safety Alerts (RASFF), AKU, – sqaron Sokolaj,– e ka marrë këtë vendim për të garantuar shëndetin e konsumatorit shqiptar”.

Duke shtuar se AKU nuk mund të kryejë analizat për të parë nëse çokollatat brenda datës së skandencës qershor 2016-janar 2017 shfaqin rrezik apo jo, pasi ky institucion nuk ka laboratorë për analizimin e përmbajtjes plastike

Mars është një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të çokollatave, e cila është themeluar në vitin 1911. Ajo prodhon një sërë produktesh përfshirë cokollatat Mars, Snickers, Twix, etj.

 

SHKARKO APP