Në vend ka qarkullim të dendur të gripit, ISHP: Kontakti me mjekun e familjes është hapi i parë

Krahas Covid-19, në vend ka qarkullim të dendur të gripit dhe virozave. Specialistët e ISHP, thonë se vetëm kryerja e testit anti-covid mund të bëjë diferencën nëse një qytetar ka Covid, grip apo virozë.

“Kemi Covid-19 dhe grip qarkullim të hapur dhe të shtrirë në të gjithë vendin. Klinikisht është i vështirë të dallohet gripi nga Covid, edhe pse gripi ka temperaturë më të lartë. Gjëja e parë që duhet të bëjnë qytetarët është kontakti me mjekun e familjes. Testimi sipas procedurave dhe protokolleve nga mjeku i familjes”.

Sipas mjekëve në një kohë kur në vend qarkulllon gripi dhe Covid, i rëndësishëm është vaksinimi i popullatës mbi 16 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?