FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në vetëm pak orë, tre aksidente në Elbasan mëngjesin e sotëm

Tre aksidente të ndryshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan ku shkaku kryesor ka qenë lagështia në rrugë. Aksidenti më i rëndë ndodhi në aksin nacional Elbasan-Librazhd, në fshatin Mirakë, ku tre automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë të plagosur kanë mbetur dy persona nga mjete të ndryshme, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Një tjetër aksident ndodhi në fshatin Vidhas në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku fouristrada ka dalë nga rruga, duke përfunduar përmbys. Fatmirësisht pa dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sakaq më herët një tjetër aksident ndodhi në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, ku një automjet tip ‘mitsubishi’ doli nga rruga duke përfunduar përmbys anash saj. Nga ky aksident fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ndërsa policia është në vendngjarje. /Shqiptarja

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?