Negociatat/ Ministri i Jashtëm rumun: Duhet të japim një lajm të mirë për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm rumun, George Ciamba ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm Europianë në Luksemburg se sot është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e BE.

Ai tha se duhet një lajm i mirë për hapjen ose jo të negociatave.

“Është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Europian. Sinqerisht, ne duhet të japim një lajm të mirë për hapjen e negociatave. Nëse kjo nuk zgjidhet, kredibiliteti i zgjerimit do të vihet në dyshim. Ne si presidencë e shkuar e Bashkimit Europian e kemi përgatitur këtë dosje, për të pasur një konkluzion pozitiv për hapjen e negociatave shpejt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne vendosëm shinat, por në fund do  jetë një vendim politik”, u shpreh George Ciamba.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?