Negociatat PS-Rithemelim, deputeti Qefalia: Nga ky takim do të dalë ”tymi i bardhë”

Rithemelimi dhe mazhoranca janë një diskutime. Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia u shpreh optimist se nga ky takim do të dalë “tymi i bardhë”. Ai ka zbuluar se ftesa për t’u ulur në tryezë me opozitën ka qenë aty më herët, por nuk është bërë e mundur për shkak të përçarjes së tyre.

“Po vijnë kur kemi një farë bashkimi të opozitës, nuk vinin dot më parë. Ftesa ka qenë më parë dhe tani kanë ardhur për t’u ulur në dialog, mazhorancës i takon që të jetë më tolerante, nuk është bërë kjo ulje se ne kemi parë deputet që janë ngjitur nga dritaret, ka një frymë dialogu dhe jam e sigurt që do kthehet në normalitet, gjërat janë duke shkuar në normalitet të plotë”, tha Qefalia. Ndaj ai thotë se negociatat nuk kanë ardhur si pasojë e presionit ndërkombëtar. Sipas tij, është më shumë dështim i opozitës, se tërheqje e socialistëve.

Qefalia ka zbuluar edhe disa kërkesa që ka hedhur opozita në tryezë, por që sipas tij jo të gjitha janë në dorën e socialistëve. “Ka disa kërkesa, kërkesa primare ka qenë se kush e drejton PD, gjë që nuk e jep as Nikolla dhe askush, dhe krijimi i komisioneve dhe ne jemi për të ngritur komisione, kërkesë tjetër është se kush do jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, kjo është një gjë që mund ta zgjidhin me njërin tjetrin, se s’mund ta japë PS”, shtoi deputeti.

SHKARKO APP