Negociatat/ Shefja e ONM: Familjet bëhen bashkë, ju jeni pjesë e jona

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pas dështimit për çeljen e negociatave, vijojnë procesin screening, teksa në Bruksel është zhvilluar takimi shpjegues për kapitullin 6 “Legjislacioni Tregtar”, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dhe zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja.

Sipas njoftimit, në këtë takim u shpreh angazhimi për të vazhduar progresin e reformave në fushën e legjislacionit për shoqëritë tregtare, auditimit ligjor dhe raportimit financiar në dobi të bizneseve dhe transparencës, në funksion të zhvillimit ekonomik. Në përfundim të takimit, delegacionet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u përshëndetën edhe nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila shprehu mbështetjen e plotë të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Në momente të vështira familjet bëhen bashkë dhe për ne ju jeni pjesë e familjes”, tha Calavera, e cila është edhe drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Procesi screening është një analizë e hollësishme e kuadrit ligjor shqiptar në tërësi dhe ecurisë së përafrimit të legjislacionit, si një ndër hapat që vendi po hedh për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?