Nën hetim për videon me kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës në Prokurorinë e Tiranës

Pasi u thirr nga SPAK, kryebashkiaku i Bulqizës ka mbërritur sot në Prokurorinë e Tiranës.

Nuk dihen ende arsyet pse sot Lefter Alla është paraqitur në këtë Prokurori, pasi hetimet tashmë për videon ku pretendohet se ai është duke pirë kokainë e ka në dorë nga SPAK.

Po ashtu Lefer Alla shoqërohet dhe nga avokati i tij Bledar Meminaj. Në fakt Alla ka paralajmëruar që do të padisë ish- deputetin e PD Ervin Salianjin. Kryebashkiaku i Bulqizës pretendon se video ku pretendohet se pi kokainë është montazh i PD në bashkëpunim me një televizion lokal në Bulqizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga ana tjetër Alla ka djalin e tij nën hetim për shkak se u kap me 5 gram hashash pak kohë më parë. Hetimet për djalin e tij po kryhen nga prokurori Ardian Thano.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?