Nëna dhe foshnja takohen për herë të parë pas betejës me COVID-19, Manastirliu publikon videon: Krenare për mjekët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar në facebook momentin kur Fabiola takon foshnjën e saj për herë të parë, të cilat kanë fituar betejën me COVID-19 pas një përballjeje të vështirë.
Ndërhyrjet delikate janë bërë nga ekipet e mjekëve në Maternitetin “Mbretëresha Geraldine” dhe QSUT për të cilët Manastirliu shkruan se është krenare për punën dhe profesionalizmin e tyre.
“Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjën e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me #covid19.
😇 Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjën e saj😍
#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë🙏🏼 #RESPEKT 🤍”, shkruan Manastirliu.
https://fb.watch/4dyscTSnHi/