Nëna e 4 fëmijëve tregon se burri i shkelte bukën me këmbë fëmijëve, ata e hanin sërish
Në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan, sot u tregua historia e zonjës X që është penduar shumë që pranoi të kthehej nga Franca pasi kur erdhën nuk kishin asgjë, as shtëpi. Fëmijët nuk e dëshironin aspak kthimin, ju ka mbetur një peng. Ata kishin krijuar një jetë atje, po shkolloheshin, kishin miq dhe ndiheshin mirë, por ajo sërish pranoi ta bënte.
Mirela Milori: Je bërë pishman që je kthyer nga Franca?
Zonja X: Shumë. Ishim me dokumente atje. Erdhëm, pa shtëpi, pa gjë.
Mirela Milori: Të ka mbetur peng?
Zonja X: Edhe fëmijëve, djali i madh edhe sot e kujton. Thotë “ishim më rehat atje. Kisha shokë e të gjitha”.
Mirela Milori: Si e more vendimin që u ktheve nga Franca?
Zonja X: E mora se ai më tha “ndahu prej njerëzve të tu ose do kthehemi në Shqipëri”. I thashë që prej njerëzve të mi nuk ndahem dhe më çoi të firmosnim letrat e kthimit. Duke menduar për fëmijët që mos t’i ndaja nga babai i tyre, por lindi tjetri e tjetri dhe vazhdoi po i njëjti avaz. Edhe kur shkuam te vjehrri, sërish vuanim, si në fillim edhe tani. E merrte bukën, e hidhte, e shkelte me këmbë dhe detyroheshim ta hanim prapë se ai nuk punonte, punonte vetëm vjehrri.
Mirela Milori: Po pse e bënte këtë? Ky është një gjest jo njerëzor.
Zonja X: Po ai s’punonte dhe kishte inat. Fëmijët rrinin pa bukë, ai nxehej, i thoshte “nuk iu sjell për të ngrënë, hani këtë”, ia merrte bukën ia hidhte. Vjehrra shkonte e merrte dhe fëmijët e hanin prapë.