Nëna e grekut: Më ktheni trupin
Familja e ekstremistit grek, Konstantinos Kacifa, flasin vetëm për mediet greke. Së fundmi, nëna e 35-vjeçarit që u vra në fshatin Bularat të Gjirokastrës, Vasilia Kacifa kërkon nga autoritetet shqiptare që tí kthejnë trupin e djalit, që sipas saj u vra padrejtësisht.
”Përse na bëjnë të vuajmë? Pse nuk na japin fëmijën shqiptarët? Fëmijën tim e vranë padrejtësisht. Unë jam duke pritur për fëmijën tim në shtëpi. Çfarë po bëjnë ata për kaq shumë ditë?”,-thotë nëna.
Ndërkohë që sipas mediave greke është thirrur për të dëshmuar para grupit hetimor edhe ish-gruaja e 35-vjeçarit. Konstantinos Kacifa ishte divorcuar nga gruaja pak kohë më parë, ndërsa kanë edhe një fëmijë. Dje dëshmoi babai i viktimës, Jani Kacifa, i cili kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit të djalit.
KOHA JONË SONDAZH

