Nëna e Martinit: Mësuesja kujdestare e drejtoria as nuk më ngushëlluan

Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Nëna e 14-vjeçarit mes dhimbjes për humbjen e të birit shprehet se faji vjen nga shkolla pasi ajo as nuk është lajmëruar për sherin që dy adoleshentët kanë pasur të premten, tre ditë para se të ndodhë ngjarja e rëndë.

Madje Florina Cani thotë se mësuesja kujdestare dhe drejtoria e shkollës as nuk e kanë telefonuar për ta ngushëlluar për humbjen e djalit dhe kur kjo ka ndodhur pas një jave, pasi kishte ndodshur ngjarja e rëndë ajo nuk ka pranuar të komunikojë me ta.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Edhe unë e them me shumë nga thellësia e shpirtit faji është nga porta e shkollës. Mua duhet të më kishin lajmëruar për sherrin e të premtes.

Blendi Fevziu: Shkolla e dinin për sherrin e të premtes?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Patjetër që e dinin. Duhet të më kishin njoftuar në telefon. Mësuesja kujdestare, unë isha vetë mësuese dhe pa i përcjellë fëmijët nëpër rrugica nuk ikja në shtëpi.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Unë kam dy fëmijë edhe kanë të njëjtin gjak edhe kur ziheshin unë do të rija 1 orë rreth shtëpisë nëpër dhoma për ti parë se mos ziheshin prapë dhe jo dy fëmijë që nuk njiheshin dhe ata i bashkuan aq shpejtë. Si ka mundësi që bashkohen ata fëmijë aq shpejt. Mua më lind kjo dhe kështu e logjikoj, që nuk mund t’i bashkosh aq shpejt.

SHKARKO APP