Nëna e Monikës në SPAK, Fatime Kryemadhi: U pyeta për pasurinë, akuzat janë politike

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në SPAK në lidhje me hetimet për pasurinë. Ajo u shpreh për mediat se tregoi në SPAK për pasurinë e saj, e cila shpesh herë është bërë temë e hetime nga mediat. “Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike”, ka thënë në dëshminë e saj Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi.

SHKARKO APP