Nëna mbyt në rezervuarin e Kukësit foshnjen e sapolindur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kukësit.

Policia bën me dije se ka ndaluar një grua, e cila akuzohet se ka mbytur në rezervuarin e këtij qyteti foshnjën e sapolindur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 mars.

Gruaja e ka mbytur fëmijën e vet dhe më pas e ka lënë në digë, ndërsa foshnja e seksit mashkull është gjetur nga banorët e zonës.

Për momentin nuk dihen arsyet e këtij krimi tronditës.

Vetëm një ditë më parë, një tjetër grua mbyti djalin e saj 40-vjeçar, pasi ai, për shkak të alkoolit dhe drogës, e dhunonte atë.

SHKARKO APP