Nëna shqiptare i shet foshnjën një avokati gay në Itali, detaje shokuese zbulohen pas hetimeve

Një lajm shokues na vjen nga Italia me protagosnite një shqiptare, e cila i ka shitur foshnjen e saj një avokati italian gay, por që të dy rrezikojnë burgun.

Gjithçka ka nisur në vjeshtën e vitit 2015, kur gruaja shqiptare ka mbërritur në Itali dhe është martuar në një ceremoni civile me një avokat gay në Pavese, i cili bashkëjetonte me një tjetër shqiptar gay.

Pak ditë pas martesës 25-vjeçarja shqiptare ka lindur foshnjen ku më pas e ka regjistruar në gjendjen civile, dhe si fëmija i avokatit dhe si shpërblim ajo do të përfitonte 70 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një muaj pas lindjes, 25-vjeçarja niset drejt Shqipërisë duke e lënë foshnjen vetëm me çiftin, gay.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo rikthehet në Itali me babain biologjik, i cili pas hetimeve del se ishte vëllai i shqiptarit gay, që bashkëjetonte me avokatin.

Gjërat nuk shkojnë siç ishin premtuar pasi shqiptarja merr vetëm 5 mijë euro ndryshe nga ajo që i ishte premtuar, çka ka bërë që ajo të tregojë gjithçka.

Autoritetet gjyqësore urdhërojnë testin e ADN-së, për të konfirmuar dyshimet, ku edhe del se avokati nuk ishte babai i fëmijës.

Fëmija është dërguar në një komunitet mbrojtës duke iu refuzuar nënës biologjike.

Avokati italian gay, partneri i tij shqiptar dhe një gruaja 25-vjeçare shqiptare rrezikojnë të dënohen nga 5 deri në 15 vite burg, pasi akuzohen për “ndryshim të gjendjes civile” të një të porsalinduri. /noa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?