Nënë e bijë sot në gjykatë, ja si kryhej mashtrimi me vizat kanadeze

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për nënë e bijë të akuzuara për mashtrime me anë të agjencie punësimi. Pronarja e Agjencisë Ande LM, Lule Makashi dhe vajza e saj Adela Makashi u deportuan nga Kanadaja.

Për mashtrimin me vizat kanadeze u arrestua edhe një person i tretë si bashkëpunëtor i tyre, Klevis Reshka i cili doli i pari para gjykatës dhe mori masën e sigurisë arrest me burg.

Deri tani janë bërë 26 kallëzime nga shtetas të ndryshëm që kanë paguar shuma të mëdha për tu pajisur me një vizë punë apo studimi për në Kanada.

Swiss Digital Desktop Reklama

26 kallezime ne prokurori

Swiss Digital Mobile Reklama

26 kallëzime të depozituara në Policinë e Tiranës akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi kishin kryer pagesa që arrinin deri në 20 mijë dollarë. Për të njëjtën aferë u arrestua 25-vjeçari Klevis Rreshka, i cili kishte blerë një ditë më parë kompaninë “Ande LM”, për vetëm 1 euro.  Personat e mashtruar  kanë shpjeguar në polici se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administrator Lule  Makashin,  ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM. Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentat që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe  për ta bërë me te besueshme kete histori  admnistratorja Lule Makashi ka organizuar në hotetele te ndryshme takime  me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së  aplikantëve. Mesohet se  aplikuesit kanë dorëzuar dokumentat për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM”  shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25 prill 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se ne administrim Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë  Klevis Rreshkes, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?