Nënë e bir në Vlorë kapen me doza kanabisi në lokalin e tyre
Policia ka arrestuar dy persona në Vlorë. Nënë dhe bir u kapën mat në lokalin e tyre me doza kanabisi. Në pranga kanë rënë shtetasja me inicialet L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë. Policia ka sekuestruar dhjetëra doza cannabisi, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë, një automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”.
Evidentohet dhe goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin doza kanabisi, në lokalin e tyre, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen dhjetëra doza cannabisi, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë, një automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin në lagjen “Pavarësia 3”, lëndë narkotike të cilën e fshihnin në lokalin e tyre, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në subjektin (lokalin) e këtyre shtetasve, i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis, gati për shitje, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Gjithashtu u sekuestrua dhe një automjet që përdorej nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.